top of page

​

HISTORIKU I SHKOLLES 9-VJECARE PAFTAL

 

Fshati Paftal shtrihet në pjesën jugore të vëndit , në periferi të rrethit Berat, me shtrirje gjeografike veri-jug në rrëzë të malit Shpirag në një lartësi 700-800 m mbi nivelin e detit.

Paftali ndodhet në perëndim të Beratit. Ka klimë mesdhetare.

 

Kjo zonë njihet për rritjen dhe kultivimin e pemëve frutore në vecanti ulliri dhe qershia.

 Shkolla gjendet në skajin verior të fshatit. Në vitin 2004 është rikonstruktuar dhe pajisur me tavolina dhe karrige për nxënësit.

 

Duhet theksuar se arsimi në këtë fshat I ka fillimet shumë herët duke filluar nga vitet 1902-1903.

Banorët e fshatit  të cilët ishin edhe në gjëndje të mirë ekonomike të interesuar për tu dhënë arsim fëmijëve , sollën në shkollën e fshatit mësuesen  e parë Marie Gjani ( Dhima).

 

Mësimi në shqip fillimisht u jepej vajzave nga mësuesja Marie Gjani. Ajo bie ndesh me autoritetet e fesë duke e detyruar të japë mësim në gjuhën greke.

Këtë gjë e dëshmon një pllakë e shkruar greqisht në ish godinën e shkollës pranë kishës ortodokse në fshat, e cila daton në  vitin 1906.

 

Pavarësisht nga funksionimi I kësaj shkolle dhe jetëgjatësisë së saj kjo i dha një shtytje positive zhvillimit të arsimit në fshatin Paftal.

Mësimdhënia edhe pse ilegalisht zgjoi ndjenjat kombëtare dhe etjen për dije të djemve dhe vajzave të këtij fshati dhe të fshatit Sadovicë, Galinë, Mbreshtan, Kamcisht, Mbolan e Sinjë të cilët arsimoheshin pranë kësaj shkolle.

 

Me kalimin e kohës , me ndryshimet e regjimit, dashuria për dije nuk u shua kurrë, kjo edhe për meritë të mësuesve të tjerë si Kristaq Mulita, Irfan Kuci e Vlash Papa bir I fshatit Paftal i cili ja kushtoi  veprimtarinë e tij arsimit shqiptar dhe ka lënë një dokumentacion mjaft të saktë dhe me një kaligrafi të shkëlqyer.

 

Pas Luftës së Dytë Botërore me clirimin e vëndit arsimi mori një zhvillim të madh dhe shkolla e Paftalit ishte përsëri e para që u hap dhe luajti një rol kryesor në shkollimin e fëmijëve të këtij fshati e në gjithë krahinën e Shpiragut.

 

Në vitin 1950 u hap edhe shkolla 7-vjecare në fshatin Paftal në të cilën vinin nxënës nga pesë fshatra përreth. Arsimi 7-vjecar më vonë ai 8-vjecar dhe tani 9-vjecar është i detyrueshëm.

 

Pjesëmarrja e fëmijëve është e kënaqshme, kjo falë edhe cilësive arsimdashës të zonës.

Shkolla e mesme u hap në vitin 1979, e cila vazhdoi për disa vjet , por si rezultat I lëvizjeve demografike të popullsisë ajo më pas u mbyll.

I'm a paragraph. Click here to add your own text and edit me. It's easy.

Avenir Light is a clean and stylish font favored by designers. It's easy on the eyes and a great go to font for titles, paragraphs & more.

Avenir Light is a clean and stylish font favored by designers. It's easy on the eyes and a great go to font for titles, paragraphs & more.

22020..TE DREJTAT ESKLUZIVE TE EDITIMIT TE KESAJ FAQEJE I KA VETEM ADMINISTRATORI I FAQES

bottom of page